Forma e vështirë e Barcelonës vazhdoi të mërkurën pasi përfundoi sezonin e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me një humbje 3-2 kundër Royal Antwerp. Rezultati do të rrisë presionin mbi menaxherin Xavi Hernandez, megjithëse kishte një dritë që shkëlqente mes errësirës.
Lamine Yamal filloi ndeshjen në Antwerp, dhe ai ishte shumë premtues në krahun e djathtë së bashku me debutuesin Hector Fort.
16-vjeçari asistoi golin e shënuar nga Ferran Torres për barazimin e rezultatit 1-1, dhe duke e bërë këtë, ai krijoi histori në Ligën e Kampionëve.
Sipas faqes së specializuar të statistikave Opta, Lamine Yamal tani është lojtari më i ri që ka dhënë një asistim në garën elitare të klubeve evropiane, me 16 vjet e 153 ditë.
16 – Lamine Yamal ?? (16 años, 153 días) se ha convertido en el jugador más joven en dar una asistencia en la historia de la @LigadeCampeones, superando el récord de Bojan Krkic, que lo hizo también con el @FCBarcelona_es en noviembre de 2007 (17 años, 91 días). Precoz. pic.twitter.com/ijljY4tJHF
— OptaJose (@OptaJose) December 13, 2023
Rekordi më parë mbahej nga një ish-talent i Barcelonës, si Bojan Krkic, i cili e vendosi atë në nëntor të vitit 2007 sa ishte 17 vjet e 91 ditë.
Lamine Yamal vazhdon të vendosë rekorde, për të cilat ata në Barcelona do të jenë të kënaqur. Megjithatë, pavarësisht asistimit, kjo nuk u mjaftoi katalanasve që të dilnin me fitore, që do të thotë se kjo nuk mund të shijohet aq sa do të donin. /Telegrafi/