Telegrafi

Sensacioni kenian që po sfidon ligjet e fizikës në maratonën e Berlinit

Eliud Kipchoge, gjiganti i vogël kenian (1.67 metra i gjatë dhe peshon vetëm 52 kilogramë) ka sfiduar ligjet e fizikës dhe logjikës sot, në Berlin, duke vendosur një rekord të ri botëror në maratonë (2h01:09), rezultat që e ngriti nga kategoria e legjendës në atë të supermenit.

Spektakli i Kipchoge, i cili ka fituar 15 nga 17 maratonat zyrtare ku ka marrë pjesë, ishte i një kalibri të tillë që e mbylli garën pothuajse pesë minuta përpara (02:05:58) etiopianit të vendit të dytë, Mark Korir, me bashkatdhetarin e tij, Tadu Abate, që mbylli podium (2h06:28).

Koha në Berlin ishte perfekte. Temperatura 11 gradë, qiell i vrenjtur, por pa gjurmë shiu dhe pa erë, që thuhet se është një ftesë për vrapim dhe kushte të ngjashme me ato të vitit 2018, kur Kipchoge arriti ta reduktonte me më shumë se një minutë (2h01:39) rekordin e mëparshëm i Dennis Kimetto të arritur në vitin 2014 (2h02:57). /ss/