Leicester City ka arritur të shënojë fitore si mysafirë i Watfordit (0-1) duke shkuar në pesë pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt Tottenham.
Skuadra e Claudio Ranierit e dominoi ndeshjen që nga fillimi duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë.
Ishte Jamie Vardy (15’), Riyiad Mahrez (17’) dhe Christian Fuchs (18’) që kishin raste të mira për të kaluar në epërsi ‘dhelprat’, por pa sukses.
Disa minuta më vonë një bashkëpunim i bukur i Mahrez dhe Vardy ka mundur të përfundojë me gol, por që nuk ndodhi.
Në pjesë e dytë pas vetëm 11 minutash, tashmë i zakonshmi Mahrez pranoni një top të kthyer nga mbrojtja dhe me një goditje të bukur shënon për 1-0.
Pas këtij goli Watford provoi të bëjë më shumë, por nuk arriti.
Pas kësaj fitoreje ka 60 pikë dhe ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Newcastle si vendas. /Telegrafi/
Goli i Mahrez ndaj Watford FC,
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-05