Telegrafi

Sensacioni 17-vjeçar shënjestrohet nga ‘Mbretërit’

Alexander Isak është talenti që po çmend gjigantët evropian.

Sipas Sport Expressen, Real Madrid kanë hyrë në garë për të nënshkruar me 17-vjeçarin e mrekullueshëm suedez, Alexander Isak nga AIK-u.

I riu u bë golashënuesi më i ri në historinë e Allsvenskan këtë sezon, duke i dhënë fund sezonit me 10 gola në 24 paraqitje, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Talenti i madh krahasohet me Ibrahimovicin, kërkohet nga 16 skuadra evropiane (Foto/Video)

Ky sukses me golin e ka parë atë të lidhur me një numër të madh të klubeve, duke përfshirë Chelsean dhe PSG-në, por tani Zinedine Zidane i Real Madridit i janë bashkuar garës për nënshkrimin e tij.

Isak bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar të Suedisë U-21 këtë vit, dhe ka qenë i etiketuar si ‘Zlatan Ibrahimovic i ri’ nga bashkëlojtari i tij, Chinedu Obasi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JPRGk9QGzSI