Alexander Isak është talenti që po çmend gjigantët evropian.
Sipas Sport Expressen, Real Madrid kanë hyrë në garë për të nënshkruar me 17-vjeçarin e mrekullueshëm suedez, Alexander Isak nga AIK-u.
I riu u bë golashënuesi më i ri në historinë e Allsvenskan këtë sezon, duke i dhënë fund sezonit me 10 gola në 24 paraqitje, përcjell Telegrafi.
Ky sukses me golin e ka parë atë të lidhur me një numër të madh të klubeve, duke përfshirë Chelsean dhe PSG-në, por tani Zinedine Zidane i Real Madridit i janë bashkuar garës për nënshkrimin e tij.
Isak bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar të Suedisë U-21 këtë vit, dhe ka qenë i etiketuar si ‘Zlatan Ibrahimovic i ri’ nga bashkëlojtari i tij, Chinedu Obasi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JPRGk9QGzSI