Telegrafi

Sensacionet e këqija i pengojnë femrat të braktisin duhanin

Nëse jeni për terapinë e zëvëndësimit të nikotinës, zgjidhni metodën inhalatore. Ju duhet ta merrni aparatin, ta vendosni në buzë, dhe ta thithni nikotinën e pastër tamam sikur ndizni një cigare. Inhalatori i nikotinës mund të jetë një mjet shumë i mirë për femrat, jo vetëm sepse lehtëson ‘nepsin’ dhe dëshirën për nikotinën, por edhe sepse kënaq zakonin dorë – në – gojë, me të cilën gratë janë mësuar.
Një lloj ilaçi i quajtur Zyban mund të jetë mënyra më e mirë për t’u përballur me këto simptoma të braktisjes së duhanit. Është pa nikotinë, ilaç që merret vetëm me rekomandim në farmaci, dhe që qetëson dëshirën urgjente për të lënë duhanin. I ndihmon edhe burrat edhe gratë më shumë.

Zyban ndoshta në fillim duket si kandidat i çuditshëm për të qenë trajtimi i preferuar për femrat duhanpirëse. Të pish një kokërr në ditë sigurisht nuk bën shumë për varësinë e sjelljes, si ajo e veprimit dora – në – gojë. Por Zyban ka tendencën e ngritjes së humorit, që është shumë e rëndësishme në marrëdhënien me duhanin, më e rëndësishme tek gratë sesa tek burrat.
Zyban shpesh herë e stabilizon problemin e humorit tek femrat sepse është prodhuar si antidepresues para se të zbulohej për ndihmesën e madhe në testimet për lënien e duhanit.

Akoma nuk dihet ekzaktësisht si funksionon Zyban, por kjo mungesë njohurie nuk duket se ndikon shumë në efektshmërinë e tij për ndalimin e duhanit tek gratë. Çfarë shkakton keqësimin fillestar është braktisja. Por çfarë është braktisja? Është të ndihesh keq. Kështu, pavarësisht se nuk dihet ekzaktësisht sesi funksionon Zyban, ai është një antidepresant që ju ndihmon të ndiheni më mirë. /Telegrafi/