Telegrafi

Senegali publikon listën për “Katar 2022”, përfshihet Sadio Mane

Kombëtarja e Senegalit ka publikuar sot (e premte) listën me 26 lojtarë të ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Senegali u kualifikua për herë të parë në Kupën e Botës në vitin 2002 dhe bëri një ndikim të menjëhershëm, duke mposhtur fituesit e titullit, Francën, në rrugën e tyre për në raundin e 16-të.

Ata më pas nuk arritën përsëri në Kupën e Botës deri në vitin 2018 dhe tani janë në radhë për paraqitjen e tyre të tretë pasi rrëzuan Egjiptin e Mohamed Salah në kualifikuese.

Senegali është tërhequr në Grupin A së bashku me nikoqirët e Katarit, Ekuadorin dhe favoritët e grupit, Holandën.

Trajneri Aliou Cisse ka publikuar tashmë listën me 26 lojtarë të ftuar, ku befasia më e madhe është përfshirja e Sadio Mane, i cili nuk pritej të rikuperohej shkaku i lëndimit.

Pjesë e listës së Senegalit janë edhe emra tjerë të njohur si portieri Edouard Mendy, mbrojtësit Kaliou Koulibaly e Abdou Diallo, mesfushorët Gana Guaye e Cheikhou Kouyate dhe sulmuesi Ismailia Sarr.

Në poshtë keni listën e plotë të lojtarëve të ftuar:

/Telegrafi/