Telegrafi

Senegali dhe Gana sigurojnë biletën për Katar 2022, Egjipti dhe Nigeria në lot

Senegali dhe Gana kanë kaluar tutje, duke siguruar nga një biletë për Katar 2022, duke mposhtur në paly-off Egjiptin dhe Nigerinë.

Ashtu si në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, Sadio Mane realizoi penalltinë e fundit, duke lënë jashtë garës së madhe shokun e tij të skuadrës te Liverpooli, Mohamed Salah.

Egjipti i “Faraonit” Salah nuk arriti ta ruante epërsinë minimale të ndeshjes së parë, duke u mundur 1-0 në takimin e kthimit, ku golin e vetëm në 120 minuta lojë e realizoi Dia që në minutën e tretë.

Për të përcaktuar biletën e dytë afrikane për në Botëror skuadrat iu drejtuan goditjeve të penalltive, ku senegezlët ishin më të saktë.

Në anën tjetër, Gana ka qenë përfaqësuesja e parë afrikane që siguroi një biletë për në finalet e Botërorit Katar 2022”.

“Yjet e Zinj” barazuan 1-1 në fushën e Nigerisë dhe falë golit në fushën kundërshtare (ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0) siguruan kualifikimet për në Botëror.

Heroi i përfaqësueses ganeze rezultoi futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey, që zhbllokoi sfidën që në minutën e 10.

Nigeria ia doli të barazonte rezultatin me Troost-Ekong në minutën e 22-të, por ky finalizim nuk mjaftoi për vendësit, që u duhej patjetër një gol i dytë për të shkuar në Katar. /Telegrafi/