Ky i fundit kishte sjellë lojtarët në Kosovë në fillim të këtij viti. Sidoqoftë, senegalezët në pamundësi për t’i përballuar kushtet e jetesës, ditë më parë kishin vendosur ta thërrisnin në telefon Mehmetin dhe ta pyesin për situatën aspak të mirë, por ata nuk kishin marrë dot një përgjigje, raporton Tribuna.
Në fakt, Mehmeti nuk ua kishte hapur telefonin. E ndërkohë, rrugëdalja e vetme për lojtarët ka qenë policia. Siç njofton Malick Ndong, ai e ka kërkuar Mehmetin përmes policisë.
“Hamdiu nuk është korrekt. Ai disa ditë më parë nuk e ka hapur as telefonin për çka ne është dashur ta lajmërojmë rastin në polici, pasi ka tre muaj që nuk kemi marrë para nga ai. Ne kemi mbetur keq dhe ai duhet të na paguajë”, rrëfen Ndong për Tribuna. /Telegrafi/