Telegrafi

Senderos mund të largohet nga Arsenali

Mbrojtësi zviceran kaloi një vit i huazuar te Milani, mirëpo Rossonerët nuk vendosën ta mbanin më tepër, prandaj ai është kthyer te Topçinjtë.

“Ai ka oferta dhe gjithçka është e hapur. Ai është kthyer te ne për të kërkuar zgjidhje, mirëpo ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij”, ka thënë Wenger për “Daily Mail”.