Site icon Telegrafi

Senca të reja për rastet “Titanik 3” dhe “Shuplaka”

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën e PSP-së “Titanik 3 dhe “Shuplaka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Titanik 3” i akuzuar është Ejup Halimi dhe Ismet Guri, për shkak të dëmtimit të materialit zgjedhor të Komisionit Zgjedhor në Çair.

Sipas PSP-së, të dy të akuzuarit me mjetet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve dhe kanë kryer vepër kriminale me falsifikimin e vullnetit të qytetarëve me qëllimin që të tregojnë fuqinë e politike.

Në seancën e kaluar për “Titanik 3” ishte anuluar për shkak të mungesës së deputetit Ejup Halimit. /Telegrafi/

Exit mobile version