Ambasada e Francës njoftoi se më katër dhe pesë nëntor , të senatores Elen Konve-Mure, zëvendëkryetarja e Senatit, e cili ka marrë pjesë në hartimin e projekt-ligjit, që autorizon ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Vizita e saj do të shënohet përmes takimeve me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, nënkryetarin, Goran Misovski dhe me grupin e miqësisë Maqedoni e Veriut-Francë, si dhe me Hari Lokvenec, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend.
Në kuadër të kësaj vizite, është planifikuar gjithashtu edhe një konferencë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në prani të zëvendës-ministrit të jashtëm, Andrej Zhernovski, kushtuar zhvillimit dhe evolucionit të mbrojtjes evropiane, e cila dëshmon forcimin e shkëmbimeve parlamentare Francë-Maqedoni, në këndvështrimin e rrugës së saj evropiane, që mbetet plotësisht aktuale.
Të martën, më 5 nëntor, senatorja do të vizitojë varrezën e ushtarëve francezë në Shkup dhe Shtëpinë Përkujtimore-Muzeun, që u hap në maj të vitit 2018, për të nderuar 3000 ushtarët e rënë për Francën, të cilët prehen aty.
Kjo vizitë është pjesë e Strategjisë Franceze për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet e besimit dhe miqësisë, që ndërlidhin Senatin Francez me Kuvendin e Maqedonisë, dhe me qytetarët në tërësi.