Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez, e ka shpallur veten presidente të përkohshme të vendit amerikano-jugor, pas dorëheqjes së Evo Morales.
Anëtarët e partisë së Morales e bojkotuan seancën, gjë që e bën emërimin pa konsensus.
Por zonja Anez insistoi se emërimi i saj është në përputhje me Kushtetutën dhe u zotua se do të mbajë zgjedhje të parakohshme së shpejti.
“Si presidente e Dhomës së Senatorëve, menjëherë marr presidencën ashtu siç është me rendin kushtetues”, tha ajo duke u duartrokitur nga ligjvënësit opozitarë.
Morales e dënoi njoftimin dhe emërimin e Anez duke e quajtur edhe grusht shteti.
Ish-presidenti iku nga vendi duke kërkuar azil në në Meksikë, pasi pretendoi se jeta e tij ishte në rrezik nëse qëndronte Bolivi. /kp/Telegrafi/