Site icon Telegrafi

Senatorja australiane gjatë betimit e quan mbretëreshën Elizabeth II, kolonizatore

Senatorja australiane me origjinë indigjene Lidia Thorpe, gjatë betimit të saj për mandatin në Parlamentin e Australisë, e ka quajtur mbretëreshën Elizabeth II, që zyrtarisht është udhëheqëse e këtyre vendeve, një kolonizatore.

“Unë, sovrania Lidia Thorpe, pohoj dhe  deklaroj solemnisht dhe sinqerisht se do të jem besnike dhe vërtetë besnike ndaj lartmadhërisë së saj mbretëreshës kolonizuese Elizabeth II”, tha Thrope derisa mbante dorën e ngritur dhe që më pas iu ndërpre fjalimi nga presidenti i Senatit, transmeton Telegrafi.

Një prej përfaqësuesve tha se ajo nuk mund të bëhet senatore derisa “betimin” nuk e bënë në mënyrën e duhur.

Më pas presidentja e Senatit, Sue Lines i kërkoi Thorpes ta bëjë betimin ashtu siç është shkruar dhe parashihet me ligj, gjë që kësaj radhe Thrope iu bind urdhrave.

Në vitin 1901 Australia kishte fituar pavarësinë pasi që Britania e Madhe, kishte sunduar në këtë vend si koloni që e kishte për më shumë se 100 vite. E mbretëresha britanike Elizabeth II është lidere titullare e Australisë dhe bartë titullin e mbretëreshës së Australisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version