Telegrafi

Senatori republikan Mitt Romney sulmoi Trumpin: Po e udhëheq vendin drejt urrejtjes

Senatori republikan, Mitt Romney, një ish-kandidat për president i SHBA-së, akuzoi Donald Trumpin për kontributin në krijimin e një atmosfere politike parazgjedhore “të mbytur në urrejtje”, të cilën pjesa tjetër e botës “e shikon e zhgënjyer” gjersa e kurseu kandidatin demokrat, Joe Biden.

Tre javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, deri më tani senatori i përmbajtur Romney, i cili ishte vetë kandidat për president, tha se është “mërzitur” me drejtimin kah po shkon debati politik.

Senatori vlerëson se si republikanët, ashtu edhe demokratët janë fajtorë për një atmosferë të tillë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ai renditi disa deklarata të bëra nga presidenti amerikan, kandidati i partisë republikane.

“Presidenti e quan kandidaten demokrate (Kamala Harris) për nënpresidentë përbindësh, në ditën kur u zbulua se rrëmbimi i saj ishte planifikuar”, shkroi Mitt Romney në një mesazh në Twitter.

Romney sulmoi më pak demokratët, madje tha se kandidati demokrat për president, Joe Biden, “refuzon të zbresë në nivelin e të tjerëve”. /Telegrafi/