Senatori Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, është diagnostikuar me kancer në tru, sipas një njoftimi nga zyra e tij.
Senatori 80 vjeçar, po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar.
Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, e cila mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit.
John McCain është një veteran i luftës së Vietnamit, dhe prej gjashtë vitesh është senator, ndërkohë që më 2008-ën ka qenë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA. /tch/