Site icon Telegrafi

Senatori John Mccain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”, senatorin amerikan John Mccain.

I pari i Kosovës gjatë takimit me McCain u shpreh se “në botë ka pak njerëz që i çmojnë më shumë se ju vlerat e lirisë”.

“E tërë jeta juaj është monument i gjallë në përpjekjet për liri. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm ngushëllim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin tuaj për çlirimin e Kosovës, keni dëshmuar se liria nuk është vetëm e drejte e të fortit, por e drejtë fundmentale e secilit komb dhe secilit vend”, ka thënë ai

Mccain, aktualisht është senator ne Kongresin e SHBA-ve, nga radhët e partisë republikane. Ai ka qenë njëri nga kandidatët kryesor për presidenti të SHBA-ve, në vitin 2008. /Telegrafi/

Exit mobile version