Rusia dhe presidenti i saj Vladimir Putin do të ndëshkohen për sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ka thënë senatori amerikan nga radhët e republikanëve, Lindsey Graham.
“Rusia po tenton të thyejë demokracitë kudo në botë. Letonia pandërprerë po bombardohet me agresionin dhe përzierjet ruse”, ka thënë ai. “Sanksionet bipartizane do ta godasin keq Rusinë e sidomos Putinin”.
Kohëve të fundit po shtohen akuza ndaj Putinit për ndërhyrje në procesin zgjedhor në SHBA, për të cilën gjë ka paralajmëruar edhe presidenti Barack Obama. Graham paralajmëroi hetime për këtë rast. /Telegrafi/