Site icon Telegrafi

Senatori amerikan shikon pornografi

Senatori është kapur në vepër derisa po vazhdonte diskutimi për ligjin i cili trajtonte abortin. Pasi ishte kapur në vepër, Bennett kërcënoi gazetarin, i cili kishte shkruar rrëfimin.

Megjithatë, të gjitha këto gjëra në të vërtetë shkaktuan një skandal të madh për ligjvënësin republikan bën të ditur Daily Mail.

Më vonë Bennett shihet duke shikuar një video në YouTube ku shihet një qen. Kur u pyet nga gazetari se çfarë bën, Bennett tha se kishte pranuar një e-mail me një fotografi pornografike.

Zëdhënësi i Senatit tha se Bennett kishte menduar se e-maili kishte lidhje me ligjin për të cilin po diskutohej. I pyetur nëse shikon pornografi, Bennett tha se duhet të jesh i çmendur ta bësh këtë, sepse të gjitha shkojnë nëpërmjet sistemit dhe shtoi se një gjë të tillë nuk guxon ta bëjë askush. /Telegrafi/

Exit mobile version