Site icon Telegrafi

Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë

Senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Xhorxhia tha se Shtetet e Bashkuara për më shumë se dy dekada kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkroi Perdue.

 

Exit mobile version