Senatori i SHBA-së, Chris Murphy, ka pritur sot në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të dy shteteve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evopian.
Murphy, në një postim në rrjetin social X, ka thënë se takim diskutuan edhe rreth bashkëpunimit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe SHBA-së edhe për Bosnje e Hercegovinën.
“Gëzohem të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkan, Lordin Stuart William Peach në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si Britania e Madhe dhe SHBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës”, shkroi Murphy, transmeton Telegrafi.
Nice to welcome Britain’s Balkans Envoy Lord Stuart William Peach to my office today to talk about how the UK and the U.S. can work together on Kosovo/Serbia and Bosnia issues. pic.twitter.com/CHJXPOye1q
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) March 20, 2024
Stuart Peach në vitin 2021 u emërua nga kryeministri britanik si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/