Në kohën kur është rikthyer çështja e Asociacionit nga ana e Serbisë, ka reaguar kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, Bob Mendez.
Përmes një video-incizimi në Twitter, ai e ka kundërshtuar idenë e Asociacionit duke e quajtur “recetë për katastrofë”.
Po ashtu, Menedez e ka kritikuar ish-administratën Trump.
Ai ka thënë se ish-presidenti në vazhdimësi ia ka mbajtur anën Serbisë dhe ka qenë kundër Kosovës.
“Kjo ka krijuar shumë pasoja në fund të ditës. Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë”, ka shtuar Mendez.
Ndryshe, gjashtë vite kanë kaluar nga nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.
Kjo marrëveshje mori dritën jeshile në Kuvendin e Kosovës me 83 vota për. Mirëpo kjo marrëveshje nuk mori edhe miratimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata konstatoi se marrëveshje ishte në kundërshtim më Kushtetutën në plot 21 nene.
Mirëpo pala serbe vazhdimisht po insiston që kjo marrëveshje të zbatohet, dhe një gjë të tillë po e bëjnë edhe në takimet e Brukselit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka deklaruar se nuk beson se do të krijohet Asociacioni sepse thotë se “e di se me kë ka të bëjë Serbia”./Telegrafi.
.@SenatorMenendez, Chair of US Senate Foreign Relations Committee lambasts the previous administration for siding with Serbia against Kosovo, and comes out strongly against partition or the Association of Serbian Municipalities: “That’s a recipe for disaster.”
H/t @On_Politike pic.twitter.com/R0eZELxUBX— Admirim (@admirim) October 4, 2021