Telegrafi

Senatorët republikan filmohen duke e uruar Kamala Harrisin

Disa senatorë republikan sot e përgëzuan Kamala Harrisin në dyshemenë e Senatit – edhe kur janë në krah të presidentit, Donald Trump.

Senatorët Tim Scott, Mike Rounds dhe James Lankford të gjithë e uruan atë, ashtu si senatori Ben Sasse.

Senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham grushtoi duart së bashku me kandidaten për nënpresidente amerikane, raporton cnn.

“Si është lufta e ushqimit pas jush në Kaliforni?”, pyeti Lankford, një referencë e dukshme ndaj përpjekjeve për të mbushur vendin e saj në Senat.

Është një tjetër shenjë që senatorët republikanë privatisht e shohin garën të mbaruar për presidentin, ku Joe Biden pritet të jetë presidenti i ri i SHBA-së.

Biden raportohet se deri më tani ka mbi 300 vota elektorale gjersa Trump mbi 210 sosh gjersa fitues shpallet kandidati që siguron 270 vota. /Telegrafi/