Telegrafi

Senati voton pro vazhdimit të gjyqit të fajësimit të Trumpit

Senati amerikan ka votuar pro vazhdimit të gjykimit të fajësimit të ish-presidentit, Donald Trump.

Ligjvënësit miratuan kushtetutshmërinë e procedurave të fajësimit të presidentit të 45-të amerikan.

Lexo po ashtu Demokratët argumentojnë pse duhet të fajësohet Trumpi: Bazohemi në fakte të forta

Senati votoi 56-44, duke pohuar se gjyqi i fajësimit është kushtetues dhe procedurat duhet të vazhdojnë edhe më tutje, raporton cnn.

Senatorët republikanë Collins, Cassidy, Murkowski, Romney, Sasse dhe Toomey votuan të gjithë me demokratët.

Lexo po ashtu Avokatët e Trumpit tregojnë arsyen se pse nuk duhet të fajësohet ish-presidenti amerikan

Udhëheqësi i Senatit Mitch McConnell, megjithatë, doli në anën e mbrojtjes Trump në çështjen e kushtetutshmërisë. /Telegrafi/