Telegrafi

Senati pritet ta votojë një projektligj që do t’i jepte amerikanëve nga dymijë dollarë në muaj, derisa pandemia të përfundojë

Një projekt-ligj i ri kërkon të rrisë ndjeshëm të ardhurat financiare për familjet amerikane të cilat janë në vështirësi nga pandemia e coronavirusit.

Ky projekt-ligj, i prezantuar sot nga senatorët Kamala Harris, Bernie Sanders dhe Ed Markey do ti siguronte të ardhura mujore prej 2 mijë dollarësh për çdo person.

Në fund të marsit, Senati miratoi një paketë prej 2 trilionë dollarësh të quajtur Akti i coronavirusit, transmeton Telegrafi. .

“Ky projekt-ligj u dha amerikanëve një pagesë të rëndësishme një herë, por është e qartë se nuk ishte pothuajse aq e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e kësaj krize historike”, tha Harris në një deklaratë. “Faturat do të vazhdojnë të vijnë në çdo muaj dhe kështu duhet ti ndihmojmë edhe ne”.

Ky projekt-ligj ka pak gjasa të kalojë në Senatin e kontrolluar nga republikanët, i cili ka shpenzuar mjaft shumë gjatë kësaj pandemie. Por me më shumë se 30 milionë njerëz të papunë gjatë shtatë javëve të fundit dhe me pandeminë që ende nuk po i shihet fundit, demokratët po synojnë të rritin presionin ndaj drejtuesve të kongresit, ndërsa ata fillojnë diskutimet për një tjetër paketë të lehtësimit fiskal që pritet këtë muaj. /Telegrafi/