Site icon Telegrafi

Senati miratonin dy nominime të presidentit Trump

Senati amerikan i ka miratuar dy nominime të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, njëri në postin e udhëheqësit të Pentagonit dhe tjetri në krye të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Këto janë dy emërimet e para të konfirmuara në administratën e re amerikane.

Miratimi i Gjeneralit të pensionuar të marinës, James Mattis në postin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe Gjeneralit tjetër, John Kelly në postin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare u bë pak orë pas inagurimit të Donald Trumpit në postin e presidentit.

Mattis nuk është pajtuar gjithnjë me komentet e bëra nga Trump, në veçanti në lidhje me NATO-n. Më 12 janar ai e ka quajtur NATO-n si “ndoshta aleanca më e suksesshme ushtarake në të gjithë historinë moderne”. Ai gjithashtu ka thënë se Rusia paraqet rrezik për të.

Nominimi i Mattis për postin e Sekretarit të Mbrojtjes ka nxitur shqetësimin e disa pjesëtarëve të Kongresit për shkak të një ligji amerikan që ndalon ofircerët ushtarak të shërbejnë në krye të postit civil të Departamentit të Sigurisë, shtatë vjet pas pensionimit nga ushtria.

Exit mobile version