Site icon Telegrafi

Senati zgjedh Gina Haspelin në krye të CIA-s

Senati amerikan e ka mbështetur sot kandidaturën e Gina Haspel për shefe të CIA-s.

Haspel, e cila bëhet e para drejtore femër e CIA-s, ka punuar për 33 vjet në këtë agjenci, e që pas largimit të Mike Pompeos shërbeu si udhëheqëse në detyrë.

Pas votimit të senatorëve, rezultati ishte 51 pro dhe 43 kundër kandidaturës së saj në dhomën prej 100 anëtarësh.

Haspel u konfirmua pavarësisht kundërshtive të ashpra mbi lidhjet e saj me metodat e ashpra të marrjes në pyetje të të dyshuarve, përfshi “waterboarding”, një lloj mbytjeje e stimuluar që konsiderohet gjerësisht si torturë, në vitet e para pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version