Telegrafi

Senati italian rrëzon qeverinë – Prodi jep dorëheqjen

Prodi i mbijetoi një mocioni të tillë në Dhomën e Ulët të parlamentit të mërkurën, mirëpo pas humbjes në Senat, ai ka dhënë dorëheqjen.

Siç njofton BBC Aleanca e Qendrës së Djathtë, e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, ndodhet në pozitë të favorshme për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në rast se ato shpallen.

Romano Prodi është përpjekur të qeverisë Italinë duke balancuar interesat e nëntë partnerëve të koalicionit, nga katolikët, tek komunistët. Por këtë javë ai humbi mbështetjen kritike të partisë Kristian-demokrate, udhëheqësi i së cilës dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Drejtësisë pasi përfshirjes në një hetim për korrupsion.