Senati francez miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë të njohë pavarësinë e Nagorni-Karabakut.
Dokumenti u miratua me 305 vota pro, ndërsa vetëm një ishte kundër kësaj lëvizje të ligjvënësve francez.
“Senati i bën thirrje qeverisë franceze të njohë Republikën e Karabakut dhe të përdorë atë njohje si një instrument në negociatat në mënyrë që të vendosë një paqe të qëndrueshme”, shkruan në dokument.
Rezolutat e Senatit Francez (Dhoma e Epërme e Parlamentit) kanë karakterin e një rekomandimi, ekzekutivi nuk është i detyruar t’i respektojë ato, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësit e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, Vladimir Putin, Ilham Aliyev dhe Nicole Pashinyan, nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 10 nëntor mbi ndërprerjen e plotë të armiqësive në Nagorni-Karabak.
Sipas deklaratës, një pjesë e rajonit hyn nën kontrollin e Azerbajxhanit, palët do të shkëmbejnë të burgosurit dhe paqeruajtësit rusë do të vendosen përgjatë vijës së kontaktit dhe përgjatë korridorit Lachin, i cili lidh Karabagun me Armeninë. /Telegrafi/