Telegrafi

Senati francez ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

 

Senati i Francës e miratoi leximin e parë Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Propozim-ligji u miratua pa ndryshime më 9 nëntor të vitit 2019 nga ana e Komitetit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, pas raportit të senatores Joel Garijo Majlam, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbetet që marrëveshja të ratifikohet edhe në Kuvendin Kombëtar të Francës në lexim të dytë, me çka Franca zyrtarisht do të pranojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Deri tani 24 vende kanë përfunduar me procesin e ratifikimit. Dje këtë e bënë Italia dhe Mbretëria e Madhe./Telegrafi/