Site icon Telegrafi

Senati francez miraton propozimin për të ndaluar lutjet në universitete

Franca pritet të ndaloj predikimin e religjioneve në korridoret universitare përmes një projekt-ligj të diskutueshëm për të luftuar “separatizmin islamik”.

Duke diskutuar projekt-ligjin, i cili është kritikuar për tjetërsimin e myslimanëve, ku republikanët e qendrës së djathtë (LR) propozoi shtimin e një neni që ndalonte lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalonte aktivitetet fetare që mund të pengonin aktivitetet arsimore.

Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin, ai u pranua përmes votave të senatorëve të krahut të djathtë, transmeton Telegrafi.

Më 16 shkurt të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projekt-ligjin, i cili do të debatohet në Senat më 30 mars. Ai pritet të kthehet në Asamblenë Kombëtare pasi të mbahet një votim.

Ajo u prezantua nga presidenti, Emmanuel Macron vitin e kaluar për të luftuar të ashtuquajturin “separatizëm islamik”.

Projekt-ligji po kritikohet sepse synon komunitetin mysliman dhe vendos kufizime në pothuajse çdo aspekt të jetës së tyre, raporton aa.

Ai parashikon ndërhyrjen në xhami dhe shoqatat përgjegjëse për administrimin e tyre, si dhe kontrollimin e financave të shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin myslimanëve.

Ai gjithashtu kufizon zgjedhjet arsimore të komunitetit mysliman duke parandaluar familjet që t’u japin fëmijëve një arsim në shtëpi.

Projekt-ligji gjithashtu ndalon pacientët të zgjedhin mjekë në bazë të gjinisë për arsye fetare ose të tjera dhe e bën të arsyeshëm “arsimin e sekularizmit” për të gjithë zyrtarët publikë. /Telegrafi/

Exit mobile version