Site icon Telegrafi

Senati francez miraton reformën në sistemin e pensioneve, për të cilën qytetarët protestuan për javë të tëra

Senati francez miratoi një reformë të diskutueshme të sistemit të pensioneve të vendit me 195 vota për dhe 112 kundër.

Kjo do të thotë se paketa e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64, është një tjetër hap drejt shndërrimit në ligj, transmeton Telegrafi.

Gerard Larcher, president i Senatit francez, tha se ky ligj është i mbushur me një numër rekord ndryshimesh.

“Kemi ardhur në fund të këtij debati shumë të dendur në të cilin folën të gjithë. Nga e enjtja e datës 2 mars ne u ulëm pandërprerë për dhjetë ditë e pothuajse po aq netë, më shumë se 100 orë në total. Regjistruam një numër rekord amendamentesh dhe nën-amendamentet: gjithsej 8900”, tha ai, tha ai pas votimit të mbrëmshëm.

Teksti tani duhet të miratohet në një komitet të përbashkët të mërkurën, 15 mars.

Senati i Francës votoi për të miratuar një reformë thellësisht jopopullore të pensioneve, disa orë pasi protestuesit dolën sërish në rrugë për të kundërshtuar politikat që mbështesin mandatin e dytë të Emmanuel Macron si president.

Megjithatë, nëse qeveria e Macron nuk arrin të mbledhë shumicën e nevojshme, një mjet kushtetues i rrallë i përdorur dhe shumë i diskutueshëm, i njohur si neni 49/3, mund të përdoret për të shtyrë ligjin pa votim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version