Senati amerikan ka votuar pro zgjedhjes së gjyqtares Amy Coney Barrett, si anëtare të Gjykatës së Lartë në SHBA.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast ka reaguar kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, i cili e quajti këtë vendim si të ngutshëm.
Gjyqtarja Barrett, 48 vjeçe, e dha betimin në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump.
Zgjedhja e saj po konsiderohet edhe si fitore e Trump, derisa pak ditë kanë mbetur deri te zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor.
Vetëm senatorja e republikanëve, Susan Collins votoi kundër Barrett në votimin e së hënës, përderisa kjo e fundit u zgjodh me 52 vota për dhe 48 kundër.
Ndryshe, zgjedhja e anëtares së re në Gjykatën e Lartë të SHBA-së vjen pas vdekjes së gjyqtares Ruth Bader Ginsburg. /Telegrafi/