Site icon Telegrafi

Senati amerikan bllokon ligjin për të drejtat e abortit

Senatorët amerikanë kanë votuar 51 me 49 për të kundërshtuar legjislacionin e sponsorizuar nga demokratët që përfshin të drejtat e abortit në ligjin federal.

Pritej disfata e “Ligjit për Mbrojtjen e Shëndetit të Grave”, i prezantuar javën e kaluar prej gjykatës supreme, i cili rrezikoi një ligj gjysmë shekullor të mbrojtjes së abortit.

Demokrati i Virginias Perëndimore, Joe Manchin njoftoi këtë mëngjes se do t’i bashkohej republikanëve në votimin kundër masës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të arritur një shumicë votash. Mbështetja e të paktën 60 senatorëve do të ishte e nevojshme që ai të kalonte, raporton theguardian.

Por, udhëheqësi i shumicës demokrate në senat, Chuck Schumer, këmbënguli që të shtyhej përpara me votën e dënuar, në mënyrë që të shënonte senatorët republikanë.

Sondazhet kanë treguar se një shumicë dërrmuese e votuesve nuk duan të shohin që gjykata supreme të përmbysë vendimin e 1973, Roe kundër Wade që mbronte të drejtat e abortit dhe demokratët e shohin këtë moment të përfitimit të votave përpara zgjedhjeve vendimtare afatmesme të nëntorit. /Telegrafi/

Exit mobile version