Site icon Telegrafi

Senad Gashi: Njerëzit do të flasin një kohë të gjatë për meçin ndaj Chisoras

Senad Gashi në duelin ndaj Carlos Takam (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Senad Gashi ka thënë se Dereck Chisora nuk ka tru për boks edhe e ka vënë në dyshim ndikimin e trajnerit Dave Coldwell në formën e kundërshtarit të tij 35-vjeçar.

Boksieri nga Peja do të përballet me britanikun që bën gara në kategorinë e peshave të rënda më 20 prill në O2 Arena të Londrës.

Senad Gashi u ndesh me Carlos Takam në dhjetor të vitit 2018 në Londër (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Shqiptari i ka të gjitha fitoret me nokaut dhe shpreson që ta bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Chisoras në rrugëtimin e tij drejt shansit për të sfiduar për titull në kategorinë e peshave të rënda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Boks

“Derek Chisora është një veteran dhe është e vështirë t’ia mësosh një veterani truqet e reja. Derek është një boksier me shumë përvojë, ai nuk ka tru për boks, por forca dhe përvoja e tij ia plotëson këtë. Ajo që dua të them është se ai ndodhet në formën më të mirë jetësore”.

“Jemi dy boksierë të ndryshëm, mirëpo e kemi të përbashkët zemrën e madhe. Jemi të dy luftëtarë thellë në brendi dhe kam parashikuar se kjo do të jetë një përballje për të cilën njerëzit do të flasin një kohë të gjatë. Ai e quan veten ‘LUFTA’ Chisora dhe pikërisht një luftë do t’ia ofroj. Njerëzve do t’u pëlqejë ky duel”, ka thënë Gashi, citon BoxingScene. /Telegrafi/

Exit mobile version