Boksieri pejan, Senad Gashi ka fituar me nokaut ndaj boksierit gjerman, Dominic Vial.
Senad Gashi ka arritur të triumfojë në raundin e tretë ndaj Dominic Val në ndeshjen e zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë.
Boksieri nga Peja u tregua i fortë për kundërshtarin e tij gjigant duke e mposhtur me nokaut teknik në kategorinë e rëndë.
Me këtë fitore, Gashi ka shkuar në një rekord prej 21 fitoresh dhe tri humbjesh nga 24 ndeshje, ku 21 fitore vijnë me nokaut.
Gashi debutimin e tij profesional e ka bërë më 17 maj 2014 në Saarlandhalle në Saarbrucken, duke mposhtur çekun David Liska me një nokaut në raundin e parë.
Pejani në vitin 2019 u ndesh edhe me boksierin e njohur Derek Chisoran, por që britaniku kishte fituar me vendim të jurisë atë kohë. /Telegrafi/
German heavyweight Senad Gashi (21-3, 21 KO's) with the TKO-3 by exhaustion of 28yr old mountain Dominic Vial (6-1) in Hamburg, Germany pic.twitter.com/pjYLM4OwhD
— Tim Boxeo (@TimBoxeo) April 24, 2021