Telegrafi

‘I sëmuri për mend’ sonte jepet para publikut tetovar (Foto)

‘I sëmuri për mend’ është komedia e shkruar nga Zhan Molieri, e cila sonte në ora 20:00 në Teatrin e Tetovës do të jepet para publikut tetovar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komedia është nën regji të aktorit Bekim Ismani dhe luajnë aktorët Senad Abduli, Sami Mustafa, Mona Mustafa, Rabije Alili, Sheqerije Ilazi dhe Vullnet Ismani. Skenari i Molierit është shqipëruar nga Ben Apolloni.

Lexo po ashtu Revoltohen aktorët e Teatrit të Tetovës për mungesën e shfaqeve, arsyetohet drejtori Aziri

Regjisori Bekim Ismani ekskluzivisht për Telegrafi Maqedoni shprehet se ngjarjet zhvillohen në një familje borgjeze. Argani, personazhi kryesor i cili me shëndet të mirë, mirëpo jeton me frikën e çdo sëmundjeje. Ai nuk qetësohet nga asgjë. Ismani thotë se shfaqja godet mjekët sharlatanë të kohës.

Ai më tej shton se shfaqja gërshetohet me elemente komike, si hiperbolizimi i karakterit, format groteske dhe humori i fjalëve me dykuptimësi.

Bileta kushton 100 denarë dhe mund të sigurohet te biletaria e Teatrit të Tetovës. /Telegrafi/