Site icon Telegrafi

I sëmuri me coronavirus dridhet nga ethet, derisa po bartej me shtrat nëpër një spital në Wuhan

Pamje të reja shqetësuese janë shpërndarë nga Kina, që është përfshirë nga sëmundja ngjitëse coronavirus.

Në një filmim që po bën xhiro në internet, shihet një i sëmurë, derisa dridhet nga ethet, derisa po bartej me shtrat nëpër një spital në Wuhan, i mbuluar me jorgan të trashë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, më shqetësuese është fakti, se në afërsi të tij ka shumë njerëz, që mund të sëmuren shumë lehtë me virusin vdekjeprurës, ndërsa ai po mbahej në mes të korridorit.

Rreth 2,000 persona besohet se janë prekur me këtë virus, që kur janë raportuar rastet e para me sëmundjen.

Mjekët janë duke bërë përpjekje maksimale që t’i shërojnë të sëmurët, derisa qeveria kineze ka ndërmarrë t gjitha masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. /Telegrafi/

Exit mobile version