Site icon Telegrafi

Sëmuret Papa Françesku

Për shkak të problemeve shëndetësore, Papa Françesku nuk do të merr pjesë në meshën e paraparë në bazilikën e Romës, shkruan AP.

Vatikani ka njoftuar se 83-vjeçari nuk po ndihet mirë dhe se ka vendosur të qëndrojë në afërsi të hotelit Saint Mart në të cilin jeton, dhe se do të vazhdojë me disa angazhime tjera të planifikuara më herët, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka informata zyrtare për natyrën e sëmundjes së Papës, por siç raporton AP, Papa është parë duke fshirë hundën, teshtitë e kollitur.

Lajmi për gjendjen shëndetësore të Papës, po vjen në kohën kur Italia po ballafaqohet me epideminë e coronavirusit.

Në pjesën veriore të Italisë, janë regjistruar 400 raste me coronavirus që është shpërndarë me shpejtësi të madhe nëpër botë.

Vetëm në Romë janë infektuar tre persona, të cilët siç raportojnë mediat italiane janë duke u shëruar. Ndërkaq sipas AP, gjendja shëndetësore e Papës në përgjithësi është e mirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version