Telegrafi

Sëmuret Mozzik! Anulon koncertin në Milano (Foto)

Reperi i njohur Mozzik vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga fansat për të performuar në qytete të ndryshme, kudo ku ata ndodhen.

Së fundmi ai ka qenë i prenotuar për të mbajtur një koncert në Itali, në qytetin Milano, por kjo gjë nuk ndodhi!

Koncerti është anuluar dhe këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vet reperi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku u kërkon falje fansave për mospraninë e tij në koncert, e cila ka ndodhur për shkaqe shëndetësore.

Lexo po ashtu Getinjo vjen si "Helem" në projektin e ri, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)

Mozzik këto ditë nuk ka qenë mirë me shëndet, ndaj dhe është detyruar nga mjeku që të mos performojë.

“Milano me shumë keqardhje ju njoftoj se për shkaqe shëndetësore s’arrita të jem sonte me juve! Më falni sinqerisht, shihemi shumë shpejt”, shkruan reperi në Instagram. /Telegrafi/