Site icon Telegrafi

Sëmuret Miley Cyrus, pranë saj qëndron i dashuri i ri, Cody Simpson

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, është shtrirë në spital pasi është sëmurë nga bajamet.

Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball”, bëri një postim në rrjetin social, Instagram, për të treguar betejën e saj shëndetësore dhe zbuloi se i dashuri i saj i ri, Cody Simpson ishte pranë saj për ta ndihmuar atë.

Miley madje e quajti atë si ‘i dashuri i saj’, pavarësisht se ata po takoheshin që një kohë të shkurtër.

Miley Cyrus shtrohet në spital (Foto: Instagram)

Muajin e kaluar Miley u pa me Kaitlynn Carter, romancë kjo që pasoi pas ndarjes nga bashkëshorti Liam Hemsworth, pas një viti martese.

Por, këngëtarja duket se është e vendosur për partnerin e saj të ri, pasi pranoi se ndihej shumë më mirë pranë këtij të fundit, ndërsa shërohej nga infeksioni në fyt.

Nëna e këngëtares Wrecking Ball gjithashtu i bëri asaj një vizitë në spital.

Miley Cyrus shtrohet në spital (Foto: Instagram)
Lexo po ashtu Miley Cyrus u përgjigjet kritikëve për jetën e saj: Tani jam e rritur, bëj zgjedhje si një e rritur

Miley përndryshe kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë, për shkak të lidhjeve të saj me Kaitlynn dhe Liam. Ajo po ashtu bëri një postim për të gjithë kritikët e jetës së saj, duke thënë se është e ‘rritur dhe vendimet i bën si një e rritur’. /Telegrafi/

Exit mobile version