Site icon Telegrafi

Sëmuret Gjoko Popovski, Fetai kërkon hetime për mosparaqitjen në gjykatë

Ish-ndihmës ministri, Gjoko Popovski, i akuzuar në lëndën “300” është sëmurë. Avokatët dorëzuan dokumente mjekësore se është në pushim mjekësor prej 13 nëntor.

Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi hetime të vërtetohet nëse me diagnozën e Gjoko Popovskit nuk mund të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I akuzuari është kufizuar në ulje dhe ecje, por jo edhe në të folur, ai nuk është i palëvizshëm”, tha Fetai.

Diskutimi kryesor për lëndën “300” është anuluar./Telegraf/

Exit mobile version