Site icon Telegrafi

Sëmuret Çavkov, pëson infarkt

Ish-shefi i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, ka pësuar infarkt. Kjo është konstatuar nga mjekët e Klinikës për kardiologji në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas intervenimit mjekësor, me kërkesë të tij, Çavkov është lëshuar për vazhdim trajtimi në një spital privat. Lajmi është konfirmuar për PlusInfo, nga Bekim Pocesta, drejtor i Kardiologjisë në Shkup.

Ai ka sqaruar se Çavkov është transferuar nga spitali i Strumicës. Gjendja e tij është duke u përmirësuar./Telegrafi/

Exit mobile version