Sëmundjet seksuale ngjitëse përfshijnë të gjitha moshat madhore nga më të rinjtë deri te më të vjetërit. Një numër i madh i tyre nuk janë mjaftë të edukuar për mënyrën se si përcillet dhe se si infektohen. Ivana Dohçeva, mjeke në repartin e dermatologjisë-Shkup, thotë se të rinjtë përveç HIV-it si sëmundje seksuale ngjitëse, nuk kanë njohuri për infeksione tjera si ato të baktereve dhe viruseve që shkaktojnë pasoja fatale shëndetësore.
“Infeksione të pashëruara tek të rinjtë dinë të sjellin deri në sterilitet, dhe kur vendosin të krijojnë familje dhe kur do të fillojnë të shkojnë nëpër mjek për të zgjidhur atë problem, kuptojnë se ndoshta ndonjëherë ndonjë infeksion e ka shkaktuar ose e ka ndaluar në lindshmërinë ose abortin spontan”, thotë Dohçeva.
Dohçeva, shpjegon se në repartet që përkujdesen për sëmundjet seksuale ngjitëse, gjinekologët, urologët, dhe mjekët amë, bën pjesë edhe ai i dermatologjisë që përveç shërimit të infeksioneve, trajtojnë edhe ndryshimet e lëkurës nga lythat e dalë nëpër trup nga infeksionet HPV, njofton tv21.
“Mjekët amë duhet të kenë parasysh shëndetin gjenital të pacientëve, që ti udhëzojnë në kohë dhe ti edukojnë, dhe nëse ka ndonjë problem që shihet në lëkurë përveç në gjinekolog ta udhëzojnë edhe në dermatolog për trajtim të përshtatshëm”, shtoi ajo.
Mjekja thotë se mënyra më e mirë për parandalimin e infeksioneve, është lajmërimi në kohë te mjeku. Sipas saj, çdoherë duhet të parandalohen këto sëmundje, para se të shërohen dhe mënyra më e besueshme për të parandaluar infeksionin me një rrezik të lartë ose të ulët me HPV, është përdorimi i prezervativëve ose shmangia e çdo kontakti lëkurë-me-lëkurë me personin e infektuar. /Telegrafi/