Angelina Jolie është duke kaluar nëpër një “ferr” pasi po lufton me disa probleme shëndetësore.
Ajo është më e shqetësuar rreth venave të zgjeruara në këmbë, e cila e bën që të mos mund të veshë funde të shkurtra dhe është tmerrësisht e frikësuar rreth sëmundjes trombozës së venave.
Aktorja tregoi se si “gratë e vënë shëndetin e tyre në vendin e fundit deri sa është tepër vonë”.
Në një intervistë për “Vanity Fair”, ajo pohoi se gjithçka shkoi keq verën e kaluar pas xhirimit të filmit “First They Killed My Father”.
Gjithashtu u diagnostikua edhe me paralizimin e belit, sëmundje që shkakton dobësim të papritur ose paralizë të muskujve në njërën anë të fytyrës.
Ajo ka kaluar edhe nëpër një periudhë të vështirë me bashkëshortin Brad Pitt dhe kishte frikë se fëmijët do të vuanin për këtë. /Telegrafi/