Numri i të sëmurëve ngjitëse seksuale është në rritje në Maqedoni. Vetëm në këtë verë, zyrtarisht bëhet e ditur se në Institutin për Shëndetin Publik (ISHP) janë evidentuar mbi 100 të sëmurë të rinj, përcjell Telegrafi Maqeoni.
Shumica e tyre janë evidentuar me klamidi, pastaj gonore, herpes dhe sifilis. Sipas dermatologëve, sifilisi është më serioz dhe mund të jetë edhe fatal.
Mjekët thonë se parandalimi më e mirë i këtyre sëmundjeve është përdorimi i mbrojtes gjatë marrëdhënieve seksuale. Në këtë drejtim, Maqedonia është në fund të vendeve evropiane për nga përdorimi i kontraceptivëve.
Hulumtimet tregojnë se kontraceptivët oral përdoren vetëm nga 5% e grave, kurse prezervativët shfrytëzohen nga 36% e të rinjve, që është larg nga përqindja evropiane, ku prezervativët shfrytëzohen nga 70% e të rinjve.
Një numër i madh i nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoni nuk kanë dëgjuar për kontraceptivët./Telegrafi/