Telegrafi

Sëmundjet malinje dhe depresioni

Shkencëtarët nga Universiteti i Chicagos kanë hulumtuar të gjejnë bazën e ekzistimit të shkallës së lartë të depresionit te personat të cilët vuajnë nga kanceri.

Eksperimentet e realizuara te kafshët laboratorike kanë treguar se minjtë të cilit kishin ndonjë lloj tumori ishin më të prirë për të qenë depresiv (kishin përgjumje dhe mungesë apetiti).

Duke u bazuar në faktin se minjtë nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga kanceri, autorët e studimit pohojnë se ekzistojnë faktorë jo-psikologjikë të cilët nxisin paraqitjen e depresionit te personat që vuajnë nga kanceri, siç është prodhimi i substancave të caktuara në tru të cilat pritet të zbulohen në të ardhmen.