Site icon Telegrafi

Sëmundjet kardiovaskulare janë VRASËSI numër NJË në botë! Këto janë simptomat të cilat duhet t’i identifikoni

Janë katër shkaktarë kryesorë të vdekjes nga sëmundjet jongjitëse: sëmundjet kardiovaskulare (17,7 milionë apo një e treta e të gjitha vdekjeve në botë), kanceri (8,8 milionë), sëmundjet kronike të frymëmarrjes (3,9 milionë) dhe diabeti (1,6 milionë).

Problem i madh botëror shëndetësor deri vonë ishte tuberkulozi, edhe pse është fjala për sëmundje të shërueshme. Janë shënuar 10,4 milionë raste të reja dhe 1,4 milionë vdekje, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të dini

Nëse pini duhan, alkool – jeni të ekspozuar nivelit të lartë të përditshëm të stresit, flini më pak, ushqeheni joshëndetshëm, qëndroni ulur dhe nuk merreni me aktivitete fizike, bëni pjesë në grupin e rrezikuar që të sëmureni nga ndonjë prej sëmundjeve kardiovaskulare. Është mirë të identifikoni cilat janë ato simptoma që tregojnë problemet me zemrën.

Dhembje në koshin e kraharorit

Ndjenja e rëndesës, shtypjes në koshin e kraharorit dhe dhembje të tjera shpesh janë rezultat i furnizimit të pamjaftueshëm me gjak të muskulit të zemrës.

Frymëmarrje e vështirësuar

Shfaqet në fazat e hershme të sëmundjessë zemrës gjatë aktiviteteve trupore, Assesi mos e injoroni edhe këtë simptomë.

Lodhja

Kjo është njëra ndër simptomat të cilat rrallëkush mund t’i lidhë me sëmundjen. Jeni të bindur që jeni të lodhur për shkak të obligimeve të shumta dhe punëve të përditshme, mirëpo kini parasysh që më mirë është të pengoni se sa të shëroni, prandaj gjithsesi shkoni te mjeku nëse keni ndjenjën e lodhjes së shpeshtëose ju lodhin ato punë që deri para pak kohësh i keni kryer pa problem. /Telegrafi/

Exit mobile version