Telegrafi

Sëmundjet e zorrëve dhe depresioni

Shpeshtësia e depresionit dhe disa formave të çrregullimeve anksioze, është e lartë te individët të cilët kanë ndonjë sëmundje inflamatore të zorrëve, siç është sëmundja Chrone ose koliti ulceroz.

Shkencëtarët nga Universiteti i Manitobas pohojnë se është i shpeshtë depresioni dhe çrregullimet e disponimi te sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Sipas tyre, është e rëndësishme që kjo gjendje të përshkruhet te të gjithë pacientët, ngjashëm sikurse artriti ose ekzantema e lëkurës, pasi që disponimi i keq ndikon negativisht në kualitetin e jetës, ngjashëm sikurse ndonjë sëmundje.