Telegrafi

Sëmundjet e zemrës shkaktarë më të shpeshtë të vdekjes

29% e të gjitha rasteve të regjistruara të vdekjes si shkaktar kanë sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, derisa sëmundjet infektive janë përgjegjëse për 16.2% të të gjitha vdekjeve.

Kanceri është shkaktar i vdekjes në 12.6% të rasteve. Pas tyre pasojnë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, pastaj atij tretës, vetëvrasjet, çrregullimet neuropsikiatrike, diabeti etj.